Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të bëhen të ditur masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19 në Kosovë.
Në këtë konferencë do të publikohen masat të cilat nga nesër do të jenë më të ashpra sesa deri më sot, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime te sigurta brenda MSH-së se lëvizja e qytetarëve do të kufizohet ndjeshëm me një kufizim rigoroz i cili do të mbikëqyret nga organet e rendit në Kosovë. Këto masa do të publikohen në ora 20:30 nga MSH.
Masat përfshijnë kufizim maksimal të lëvizjes së qytetarëve, ndërkaq përjashtojnë kategoritë e liruara edhe më herët të cilët janë punëtorët shëndetësorë, siguria, shërbimet bazike, etj. /Gazeta Shneta/