Moti i nxehtë dhe me diell pritet të shoqërojë ditët e para të javës së ardhshme.Nga dita e premte pritet të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu e bubullimë në disa zona të vendit.
Temperatura minimale përgjatë kësaj jave do të jenë nga 13C deri në 17C, kurse maksimalet, deri të mërkurën do të arrijnë 36C, kurse të premten zbresin deri në 26C dhe 28C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“28.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
29.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
30.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.
1.07 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
2.07 – Jo edhe aq nxehtë, me vransira dhe diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/