Pas abortit, ja cila është koha më e mirë për një shtatzëni të re

2017-04-11 në ora 13:09

Koha më e mirë për te provuar nje shtatzëni te re, pas abortit spontan, është brenda gjashte muajve. Ketë mendim e mbështet një studim skocez i kohëve te fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që, gratë që kanë humbur fëmijët e tyre për shkak të abortit spontan, të presin të paktën 6 muaj përpara se ta provojne përsëri. Nderkohe qe hulumtuesit e Universitetit Aberdeen ne Skoci, kanë zbuluar se, shtatzanite e ngjizura brenda gjashte muajve nga aborti spontan, jane me te suksesshme dhe kane me pak shanse per perseritje te abortit, ne krahasim me shtatzanite pas 6 muajve.

Meta-analiza e publikuar pak dite me pare ne Human Reproduction Update, konfirmon nje studim me te hershem te kryer nga Dr. Sohinee Bhattacharya, qe se bashku me kolege te tjere ka zbuluar se, ngjizja brenda gjashte muajve nga aborti spontan ka me pak mundesi te rezultoje ne nje abort tjeter apo lindje te parakohshme.

Pre-eklampsia (presioni i larte i gjakut gjate shtatzanise), bebe te lindura nen peshe dhe vdekshmëria foshnjore nuk kane ndonje ndryshim per sa i perket periudhes se ngjizjes.

Dr Bhattacharya qe u mor me drejtimin e kesaj meta-analize, tha: “Ky rishikim i të gjitha hulumtimeve te publikuara deri më sot, tregon kategorikisht se ngjizja brenda 6 muajve pas abortit spontan është më i miri.”

“Në vitin 2010 ne kemi qenë të parët që kemi raportuar se ngjizja e menjëherme pas abortit spontan ishte më i suksesshëm se pas kesaj periudhe kohore. Më pas, më shumë studime dolen ne të njëjtin përfundim, e cila është edhe arsyeja pse ne e bëmë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të të gjitha hulumtimeve në dispozicion.”

Koha më e mirë për te provuar nje shtatzani te re, pas abortit spontan, eshte brenda gjashte muajve. Kete mendim e mbeshtet nje studim skocez i koheve te fundit.