Një nënë ka treguar frazën që e thotë burri i saj, e cila e bën që t’i vlojë gjaku, ndërsa gratë e tjera e arsyetojnë zemërimin e saj.
Gruaja e cila foli rreth burrit të saj dembel, tha që ajo e urren kur burri i thotë asaj: “Nëse dëshiron ndonjë gjë, vetëm më trego.”, transmeton Gazeta Shneta
Nëna filloi debatin në ‘Mumsnet’, ku shpjegoi arsyen përse e zemëron burri i saj kur e thotë një gjë të tillë.
“Kjo frazë nënkupton për mua që ai as nuk merr iniciativën për të planifikuar apo menduar rreth lidhjes në përgjithësi.”, shpjegon nëna.
“Pse gjithmonë duhet të jem unë ajo që mendoj rreth këtyre gjërave?”
“Ai është 36-vjeçar dhe nuk është një adoleshent. Sigurisht që mund të marrë disa përgjegjësi për të menduar ndonjëherë që duhet bërë, pa nevojën time.”, përfundon nëna./Gazeta Shneta