Jepini vetes kohë që të mësoheni me idenë që jeni shtatzënë, që tani fillon një pjesë e re në jetën tuaj dhe asgjë më nuk do të jetë njejtë si më parë. Kjo nuk është e thjeshtë dhe normalisht që do të ndjeheni të hutuara dhe të brengosura.
Kjo është periudhë gjatë së cilës do të brengoseni për shumë gjëra – a do të jetë foshnja e shëndetshme, si do të organizoheni, sa do të ju ndryshohet jeta, a do të funksionojë me tej martesa…Mos u brengosni, është plotësisht normale që të ndjeheni në këtë mënyrë, juve ju duhet vetëm kohë që të mësoheni me situatën e sapokrijuar.
Në shtatzani duket ti shmangeni alkoholit, por nuk duhet të jetë problem nëse NJËHERË në shtatzaninë e hershme e keni tepruar.
Në princip, të gjitha shtatzanitë janë unike, edhe pse shumë gra pohojnë që shtatzania e dytë dhe e tretë janë më të lehta se e para, kjo është e mundur sepse mund të jetë rezultat i asaj se tani janë më të pregatitura dhe e dinë se çfarë i pret.
Sasia e hormonit që gjendet në tabletat e sotme kontraceptive është shumë e vogël dhe nuk ka shumë mundësi që në ndonjë mënyrë të ndikojë në foshnje, por gjithsesi konsultohuni me mjekun për këtë.
Para së gjithash duhet ta vizitoni mjekun që me anë të ultrazërit të vërtetojë nëse shtatzania është në mitër apo jashtë saj – nëse nuk është në mitër, bëhet fjalë për shtatzani jashtë mitre dhe duhet të shkoni ne spital.
Nëse është shtatzani në mitër dhe është e hershme, atëherë spiralen mund ta hiqni, por egziston rreziku nga aborti. Sa më shumë që kalon shtatzania, mundësitë janë më të vogla për heqjen e spirales, kështu që zakonisht lihet aty ku është, me faktin që mundësitë për të pasur probleme foshnja janë të vogla. / Gazeta Shneta