Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pastrimi shtëpiak me anë të produkteve dezinfektuese të lejuara ndërsa jeni shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 18/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni shtatzënë, doni të bëni gjithçka që mundeni për të siguruar që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm.

Por, megjithatë ju e dini që shumica e produkteve për pastrim përmbajnë substanca toksike. A janë të sigurt për t’u përdorur kur jeni shtatzënë? Përgjigja është e ndërlikuar shkruan burimi VeryWellFamily, përcjell Gazeta Shneta.

Disa produkte të pastrimit përmbajnë përbërës të shoqëruar me një rrezik në rritje të anomalive kongjenitale.

Megjithatë, mund të ndërmerrni hapa për të zvogëluar ekspozimin tuaj. Të dini se çfarë të shmangni dhe cilat janë alternativat tuaja mund t’ju fuqizojë të mbroni më së miri veten dhe foshnjën tuaj:

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Shmangni pastrimin me produkte të eter glikolit

Këto janë substancat më toksike që gjenden në produktet për pastrim shtëpiak dhe janë shoqëruar me mundësi aborti tek shtatzëna dhe defekte të lindjes.

Mundohuni të shmangni produktet që përmbajnë ftalate

Ekspozimi para lindjes në ftalate mund të rrisë rrezikun e anomalive të lindura të riprodhimit tek fëmijët meshkuj.

Përpiquni të shmangni parabenet

Nëse parabenet në produktet e pastrimit janë apo jo të padëmshëm është një çështje debati në komunitetin shkencor.

Shqetësimi vjen nga fakti se parabenet mund të veprojnë si estrogjen në trup. Studimet tek kafshët kanë zbuluar se butil parabeni mund të dëmtojë pjellorinë mashkullore.

Bëni vetë produktet tuaja super-të thjeshta të pastrimit

Ligji nuk kërkon zbulimin e plotë të shumë prej këtyre kimikateve në etiketat e produkteve.

Nëse doni të dini se çfarë ka në produktet tuaja të pastrimit, bëjini ato vetë! Është e lehtë.

Ju mund të përzieni uthull dhe ujë në një shishe spërkatëse dhe ta përdorni për të pastruar dritaret dhe sipërfaqet.

Nëse keni nevojë për më shumë ndihmë rreth pastrimit, mund të përdorni sodë buke dhe ujë. Kjo mund të përdoret për larjen e furrës ose vaskës.

Gjithmonë pastroni në një zonë të ajrosur mirë. Pavarësisht nëse pastroni me produkte natyrore “jeshile” apo jo, sigurohuni që të pastroni në një zonë të ajrosur mirë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShtatzënia ektopike, zhvillimi i procesit dhe diagnostifikimi i hershëm përmes këtyre metodave
Artikulli i rradhës Infektologu Sadiku bën thirrje, të forcohen masat për parandalimin e koronavirusit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.