Pelenat në formë rrobash janë përgjigjja.
Ekzistojnë kaq shumë përfitime nga përdorimi i pelenave në formë rrobash, transmeton Gazeta Shneta.
Babyology ka përgatitur disa arsye përse nënat duhet t’i përdorin tek foshnjet e tyre këto pelena:
1.Ruani para
Një bebe mund t’i ndërrojë përreth 6.000 pelena në 2 vitet e para, krahasuar me pelenat në formë rrobash, të cilat mund të shkojnë afro 15 të tilla.
2.Është më mirë për mjedisin
Është e pështirë të mendosh për sasinë e pelenave dhe ato plastike në koshin e plehrave. Me përdorimin e pelenave në formë rrobave, ju keni liruar hapësirë në koshin tuaj të mbeturinave, duke i bërë kështu mjedisit një favor të madh.
3. Nuk do të keni mungesë pelenash
Pelenat e tilla mund të lahen gjithmonë dhe të ripërdoren çdoherë, sa herë të paraqitet nevoja.
4.Këto lloj pelenash janë të rehatshme
Pelenat prej rrobash janë shumë të buta dhe më tepër të rehatshme sesa ato plastike./Gazeta Shneta/