Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për këtë sëmundje në shtatzëni, nënat duhet të konsultohen me mjekët

Këshilla për shtatzëna 04/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që janë të prekura nga sëmundja e sheqerit dhe planifikojnë të mbeten shtatzënë, duhet të jenë në konsulta të vazhdueshme me gjinekologun dhe endokrinologun.

Mamia Razije Musa thotë se edhe nënat që e fitojnë diabetin gestacional në shtatzëni, duhet të kenë kujdes të shtuar me ushqimet që i konsumojnë, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni këshillën e plotë të mamisë Razije Musa

Të dashura nana, dua të ndaj me ju disa informata të rëndësishme. Së fundmi isha pjesë e një trajnimi për profesionistët e fushës së gjinekologjisë në të cilin u fol për diabetin në shtatzëni.

Aty mendova se është e nevojshme të jap disa porosi për nanat që kanë diabet para se të mbeten shtatëzënë dhe ato që e fitojnë diabetin e shtatëzanisë.

Një grua mund t’a nis shtatëzaninë me diabet për të cilin ajo paraprakisht duhet te jetë trajtuar dhe të vazhdoj të jetë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun endokrinolog.

Kur diabeti lajmërohet gjatë shtatzënisë e quajmë diabet gestational. Kjo ndodhë pasi që disa hormone të placentës e bllokojnë veprimin e insulinës te nana dhe për këtë ndodhë rritja e nivelit të glukozës në gjakun e gruas shtatëzanë.

Gruaja varësisht se a e ka filluar shtatëzaninë me diabet apo e ka fituar atë gjatë shtatëzanisë duhet ’i shmanget ushqimit i cili përmban sheqerna, pra më pak ëmbëlsira, mjaltë, e sheqer në përgjithësi të çfarëdo lloji qoftë ai.

Në vend të tyre dieta duhet të jetë sa më e pasur me ushqime të shëndetshme dhe me konsumim të ujit, së paku një deri në dy litra ujë gjatë ditës duhet të pihen. Bashkë me ushqimin pjesë e mbajtjes së nivelit normal të sheqerit në gjak duhet të jetë edhe aktiviteti fizik, pra kur nuk ka indikacione tjera që ndalojnë lëvizjen e shtatëzanës ecja apo noti duhet të jenë pjesë e përditshmërisë.

Është shumë me rëndësi që ju të bashkëpunoni me mjekun gjinekolog dhe endokrinolog në mënyrë që shtatëzania dhe lindja të shkojnë mbarë.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakBebja nuk pinë ujë, mamia Razije Musa ju tregon zgjidhjen
Artikulli i rradhës Personat e lindur në muajin mars kanë këto karakteristika

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.