Përderisa lindjet në Kosovë e Shqipëri sillen rreth nga 800 në 1400 euro, në Angli janë shumëfish me shtrenjtë.
Një nga spitalet që ofron lindje në Londër është edhe ai i cili udhëhiqet nga Dr Eugene Oteng-Ntim nën emërtimin ‘London Birth & Maternity’, transmeton Gazeta Shneta.
Në cmimoren e këtij spitali, shkruan se lindja normale kushton 3,935 funte apo kthyer në euro: 4,628.
Ndërsa, lindja në mënyrë cezariane kushton plot: 5,090 funte apo në euro: rreth 6,000.
Nata në këtë maternitet kushton mbi 1000 euro, ndërsa vizita e neonatologut rreth 300 euro. /Gazeta Shneta/