Megjithatë, qelizat kanë kapacitet të kufizuar të absorbimit të glukozës. Glukoza e tepërt që qarkullon në gjak përfundon duke u lidhur me proteinat dhe yndyrat, duke formuar kështu ndër-lidhje.
Pas një kohë të caktuar, këto ndër-lidhje ndërmjet sheqerit dhe proteinave bëhen të përhershme.
Ndër-lidhja e përhershme ndërmjet molekulës së sheqerit dhe molekulës së proteinës mund të shpie në këto pasoja:
- Bllokon receptorët e hormoneve
- Pengon funksionimin e imunitetit
- Ngurtëson muret e enëve të gjakut, duke ndikuar në rrjedhën normale të gjakut
- Shfytyron qelizat e kuqe të gjakut
- Ndryshon shprehjen e gjeneve
Pasi që këto ndër-lidhje i bëjnë të gjitha këto dëme trupit, bëhet e qartë pse foshnjat që lindin nga nënat diabetik janë 3 deri 4 herë më të rrezikuara nga ndonjë lloj deformiteti.
Sheqeri është ndër substancat më të dëmshme që mund të hani. Konsumi i tepërt i sheqerit të përpunuar gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë disa komplikime:
– I përkeqëson simptomat e shtatzënisë si vjellja, marramendja dhe ndryshimi i disponimit.
– Shkakton mangësi të lëndëve ushqyese
– Ju bën të ndiheni të lodhur
– E mbingarkon dhe dëmton mëlçinë
– Ju bën të shtoni peshë dhe çrregullon sinjalizimin e insulinës dhe leptinës, dy hormonet kryesore që e rregullojnë peshën trupore dhe ngopjen.
– Shkakton mosfunksionim metabolik; sheqeri i tepërt shkakton shumë simptoma metabolike si shtim në peshë, obesitet abdominal, ngritje e kolesterolit të dëmshëm, nivel i ngritur i sheqerit në gjak, nivele të larta të triglicerideve dhe hipertension.
Këshillohet që sa më shumë ta reduktoni sasinë e sheqerit në dietën tuaj. Po ashtu, disa veprime që mund të bëni janë:
- Shtoni konsumin e yndyrave të shëndetshme si omega 3
- Pini ujë të thjeshtë në vend të lëngjeve të gazuara.
- Hani ushqime të fermentuara sepse bakteret e mira në këto ushqime e forcojnë tretjen dhe lehtësojnë barrën e mëlçisë. Ushqimet e fermentuara janë kosi, kefiri, lakrat dhe trangujt turshi, etj.