Për të pasur fëmijë më të zgjuar, kjo është koha e duhur e shtatzënisë

2017-11-14 në ora 07:43

Fëmijët e lindur nga nënat në moshë të madhe kanë tendencën për të qenë më shtatlartë, më të shëndetshëm dhe më të edukuar e inteligjentë sesa vëllezërit/motrat që kanë lindur para tyre.

Këto janë të dhënat që vijnë nga një studim i ri nga Mikko Myrskylä, i Institutit Demografik dhe Kieron Barclay nga Fakulteti Ekonomik i Londrës.

Ata analizuan të dhënat e më shumë se 1.5 milionë meshkujve dhe femrave suedeze të lindur gjatë viteve 1960 dhe 1991, duke ekzaminuar lidhjen mes moshës së nënës në kohën e lindjes dhe gjatësinë, fizikut dhe edukimit të fëmijës së saj.

Studiuesit dolën në konkluzionin se, me kalimin e viteve, njerëzit bëhen më të shëndetshëm dhe mundësitë e edukimit përmirësohen dhe kjo reflektohet më shumë tek fëmijët e lindur më vonë.

Shkencëtarët krahasuan fëmijët nga të njëjtët prindër, të rritur në të njëjtin ambient. Falë kësaj, ata arritën të dallonin se mosha e nënës ishte faktor tepër i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës. /tvklan.al