Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përbërësit natyral që qetësojnë lëkurën e irrituar pas depilimit

Femina 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jo gjithmonë depilimi shkon ashtu si dëshirojmë. Një prerje e vogël me brisk apo tërheqja nga ana e gabuar e strishës së dyllit lënë lënë shenjat e tyre mbi lëkurë. Irritimi, skuqja e lëkurës, qimet e rritura nën lëkurë dhe ndjesia e djegies në zona të caktuara të trupit mund të krijojnë situata paniku tek shumë prej nesh, prandaj duhet të njihni trajtimet e duhura.

TRAJTIM ME VAJ ULLIRI: Një nga ankthet më të mëdha të femrave, mes shumë të tjerave, është edhe depilimi, sidomos kur nuk e bëni mirë.

Mos u shqetësoni është diçka që zgjidhet menjëherë, mjafton të aplikoni çfarëdo lloj vaji natyral që keni në shtëpi (vaj ulliri, vaj bajamesh, vaj kokosi etj) dhe lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse.

Vajrat e mësipërm kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë E dhe përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale që mbrojnë lëkurën dhe e hidratojnë atë.

TRAJTIM ME UTHULL MOLLE

Jemi mësuar ta përdorim uthullën e mollës në gatim apo edhe në trajtime të ndryshme bukurie për flokët, fytyrën dhe infeksionet mykotike të thonjve, mirëpo veprimi i saj është 100% efektiv edhe në rastin e ndonjë irritimi gjatë apo pas depilimit.

Uthulla e mollës ka me shumicë përbërës antibakterialë që reduktojnë inflamimin dhe skuqjen e lëkurës.

Kujdes: Nuk duhet aplikuar direkt mbi lëkurë, por e tretur me pak ujë të vakët. Më pas mund ta spruconi në zonat ku keni nevojë ose të mbështillni lëkurën me ndihmën e napave të pambukut.

TRAJTIM ME KASTRAVEC

Përveç vitaminave dhe mineraleve, kastraveci përbëhet nga rreth 90% ujë çka e bën në një prej hidratuesve më të mirë të lëkurës, si dhe trajtimeve qetësuese më të mira për lëkurën e irrituar.

Ky trajtim është mëse i këshillueshëm në rast se keni skuqje dhe djegie të lehta në zonën e sqetullave, ose fytyrës. Mjafton të fusni një kastravec në frigorifer, ta prisni në feta dhe ta vini në lëkurë për disa minuta. Freskia e tij do t’ju bëjë të ndiheni shumë më mirë.

Artikulli paraprakPolicët heronj, ja si ia shpëtuan jetën fëmijës në Prishtinë
Artikulli i rradhës QSUT realizon për herë të parë Shintigrafinë e Miokardit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.