Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i antibiotikëve në fëmijëri të hershme i lidhur me rritje të rrezikut për alergji dhe astmë

Jetë 08/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve tek fëmijët nën moshën 2-vjeç mund të shoqërohet me pasoja afatgjata shëndetësore. Rezultatet tregojnë një lidhje të fortë mes ekspozimit të hershëm ndaj antibiotikëve dhe rritjes së rrezikut për astmë, alergji ndaj ushqimeve dhe alergji sezonale.

Sipas studiuesve, ky efekt lidhet me ndryshimet që antibiotikët shkaktojnë në mikrobiomën e zorrëve – ekosistemin kompleks të baktereve të dobishme që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit imunitar, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Ekipi analizoi të dhënat e mbi 1 milion fëmijëve, duke i krahasuar sipas historikut të përdorimit të antibiotikëve dhe pranisë së më shumë se një duzine gjendjesh shëndetësore.

Rezultatet treguan se fëmijët e ekspozuar ndaj antibiotikëve para moshës 2-vjeç kishin 24% më shumë gjasa të zhvillonin astmë dhe 33% më shumë gjasa të kishin alergji ushqimore gjatë fëmijërisë.

Megjithatë, studimi nuk gjeti lidhje të rëndësishme mes përdorimit të antibiotikëve dhe çrregullimeve të tjera, si sëmundja celiake, sëmundjet inflamatore të zorrëve, ADHD apo çrregullimet e spektrit autik.

“Antibiotikët janë të domosdoshëm për trajtimin e infeksioneve bakteriale,” theksoi autori kryesor i studimit. “Por mjekët duhet të jenë të kujdesshëm kur i përshkruajnë tek fëmijët shumë të vegjël, pasi përdorimi i shpeshtë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre afatgjatë.”

Studimi është publikuar në “Journal of Infectious Diseases”, dhe hap diskutime të reja mbi mënyrat më të sigurta për përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMikroplastika e lidhur me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës dhe trurit
Artikulli i rradhës Inkontinenca urinare te gratë e lidhur me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.