Gluteni është një proteinë që gjendet në drithëra si gruri, elbi dhe thekra që shkakton një përgjigjje autoimune te njerëzit që kanë sëmundje celiake.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP) rekomandohet që ushqimet që përmbajnë gluten të konsumohen gjatë muajit të katërt dhe të gjashtë të bebit tuaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi i botuar në Journal of the American Medical Association Pediatrics raporton se fëmijët, të cilët konsumuan gluten në doza të larta gjatë fëmijërisë së hershme zvogëluan shanset për zhvillimin e sëmundjes celiake.
Ky studim vëzhgoi rreth 1,000 bebe nga Anglia dhe Uells, të cilët ishin ndarë në dy grupe.Grupi i parë u njoh me alergjenët, përfshirë dhe glutenin (përgjatë muajit të katërt të zhvillimit), si dhe grupi i dytë ndoqi udhëzimet standarde të Britanisë që rekomandojnë ngrënien e ushqimeve të ngurta deri në moshën 6 muajshe.
Rezultatet treguan se grupi i parë, deri në moshën 3 vjeçare, nuk u diagnostifikuan me sëmundje celiake, ndërkohë që në grupin e dytë vetëm 7 fëmijë u diagnostifikuan më këtë sëmundje.
Në lidhje me rezultatet ka folur dhe dietologia Kerry Jones, e cila është shprehur se rezultatet aktuale janë premtuese.Në anën tjetër, ajo ka shtuar se sëmundja celiake nuk është alergji; ajo mund të sjell dëmtime serioze në shëndetin e fëmijës.
“Sëmundja celiake nuk është alergji, ajo është sëmundje autoimmune që mund të sjell dëmtime serioze në zorrën e hollë kur gluteni konsumohet”, ka thënë Jones./GazetaShneta/