Hulumtuesit e politikave publike dhe arsimit zbuluan se ekspozimi më i lartë në rrjete sociale mund të kontribuojë në depresion, pavarësisht nga tiparet e personalitetit.
Në studimin e tyre të fundit, neurotizmi i lartë u shoqërua me një rrezik në rritje të zhvillimit të depresionit brenda gjashtë muajve, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se një në njëzet të rritur jetojnë me depresion, një shkak kryesor i paaftësisë në mbarë botën.
Ky çrregullim i zakonshëm, por serioz i humorit, çon në ndjenja kronike trishtimi pa ndonjë kurë të njohur. Mund të ndërhyjë në të menduarit, funksionimin e përditshëm dhe gjumin.
Ndërsa rrjetet sociale mund të ndihmojnë në rritjen e njohurive dhe lidhjeve shoqërore, hulumtimet tregojnë se përdorimi i tepërt mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor.
Ekspertët kanë gjetur prova që sugjerojnë se rritja e përdorimit të rrjeteve sociale mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit për karakteristika të caktuara të personalitetit.

Një studim i ri i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Arkansas eksploron më tej se si tiparet e personalitetit mund të ndikojnë në zhvillimin e depresionit të lidhur me përdormin e rrjeteve sociale në orare të gjata.
Gjetjet shfaqen në Journal of Affective Disorders Reports.
Renae Merrill, studente e doktoratës në Programin e Politikave Publike, ishte bashkëautore e punimit kërkimor me profesorin e Universitetit Shtetëror të Oregonit, Dr. Brian Primack dhe profesorin e Universitetit të Alabama, Dr. Chunhua Cao.
Hulumtimet sugjerojnë se çrregullimet e humorit si depresioni priren të fillojnë në moshën madhore të hershme.
Hulumtime të shumta, duke përfshirë një studim të vitit 2021 në JAMA Network Open, zbuluan se të rinjtë me “simptoma minimale të depresionit” kishin më shumë gjasa të raportonin zhvillimin e simptomave më të rënda që lidhen me rritjen e përdormit të rrjeteve sociale.
Në një intervistë ekskluzive, për burimin Medical News Today, studiuese Merrill tha se:
“Varësia mund të gjendet në të gjitha shoqëritë në format e saja të ndryshme që rrisin rrezikun e zhvillimit të llojeve të problemeve shëndetësore. Depresioni i lidhur me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale nuk është i ndryshëm dhe gjithashtu mund të kategorizohet si varësi problematike. Kjo është për shkak të neuro-efekteve të ngjashme në qendrat e trurit që kontribuojnë në sjelljen reaktive”. /Gazeta Shneta/

