Që në lashtësi shafrani është përdorur për të përgatitur ëmbëlsira dhe gatime të ndryshme.
Por sot për shkak të zhvillimeve teknologjike dimë më shumë rreth përfitimeve të përdorimit të shafranit në shtatzëni. Disa prej këtyre përfitimeve janë:
Parandalon luhatjet e humorit, rregullon presionin e gjakut, parandalon marrjen e mendve dhe të vjellat e mëngjesit, përmirëson tretjen, parandalon ngërçin e këmbëve etj.
Jo keq apo jo? Për këto arsye shafrani është një nga erëzat më të shtrenjta në botë dhe cilësohet si ari i kuq, pasi 1 gram shafran në treg mund të shkoj deri në 15€.
Megjithatë përdorimi i shafranit mund të shkaktojë probleme te disa gra gjatë tremujorit të parë, ndaj është e nevojshme konsulta me mjekun tuaj për të marrë dritën jeshile./pernenat.al/