Uthulla e mollës është e njohur si kuruese për dekada të tëra. Ajo ka aftësinë e zbardhjes së dhëmbëve,si dhe largimin e zbokthit. Ekziston një hulumtim që e mbështet uthullin e mollës plotësisht si një eliksir të shëndetshëm, për aq kohë sa e përdorni me korrektësi.
Një studim i publikuar në ‘Diabetes Care’ zbuloi se uthulla mund të përdoret si kuruese e diabetit të tipit 2 shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim tjetër që përfshinte vullnetarë me diabet të tipit 2, tregoi se njerëzit me diabet përmirësuan nivelet e glukozës në gjak me uthull në pothuajse përgjysmë, duke ulur përqendrimet e glukozës në gjak në 25%.
Uthulla e mollës gjithashtu parandalon shtimin e peshës dhe shkatërron yndyrën e tepërt në trupin tuaj./Gazeta Shneta/