Ky udhërrëfyes për fëmijën tuaj nxjerr në pah këshilla të vërtetuara nga ekspertët.
Ja çfarë do t’ju duhet të dini:
Bëhuni të forta emocionalisht
Në spital, fëmija juaj ekzaminohet nga pediatri, i cili do t’ju shpjegojë ndonjë kuriozitet të dukshëm (për shembull, pikat e lindjes ose formën e kokës).
Pasi të keni ardhur në shtëpi, fëmija juaj mund të prodhojë disa tinguj të papritur, të cilat janë normale gjatë shtatzënisë shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Jashtëqitja
Në fillim, jashtëqitja e fëmijës tuaj ka ngjyrë të gjelbër, dhe pastaj përafron hije të gjelbërta, të verdhë ose ngjyrë kafe, dhe mund të ketë formë të lëngshme. Çrregullimet si këto konsiderohen si mjaftë normale.
Fryma e Foshnjës
Çdo më pak se 60 frymëmarrje në minutë nga fëmija juaj kosniderohet si normale. Gjithashtu edhe ndalesa për rreth 6 sekonda konsiderohet normale sipas mjekut Barton D. Schmitt.
Qetësimi i foshnjës kur qan
Të qajturit është i vetmi mjet që një i mitur mund të komunikojë.
Preferohet të eksperimentoni për të zbuluar mënyrën më inkurajuese për t’i ndaluar së qari, duke përfshirë këndimin apo ndonjë gjest qesharak. Nëse kjo nuk kryen punë, atëherë preferohet t’i ndërroni pelenat, ecni së bashku me të(duke e mbajtur), ofroni biberonin, ushqejeni me gji ose edhe ta mbështjellni./Gazeta Shneta/