Periudha afatshkurtër e qëndrimit të foshnjës në bark, pak nëna po e respektojnë

2018-04-01 në ora 09:59

Qëndrimi i foshnjës në pozitën e barkut është mjaft e rëndësishme, ngase i ndihmon asaj që të arrijë barazpeshën fizike.

Mirëpo, në lidhje me këtë, nënat duhet të veprojnë konform rregullave mjekësore, si dhe ta mësojnë arsyen se përse ta vendosin të vegjlit e tyre në këtë pozitë.

Përse e vendosni barkazi fëmijën?

Ndonëse pediatrit rekomandojnë fëmija të flejë në shpinë, pasi në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku nga vdekja e befasishme, qëndrimi në një pozitë të vetme për një kohë të gjatë mund të shpie deri në zbutjen e pjesës së pasme të kokës. Foshnjat lindin me një grusht eshtrash të butë të kokës, të cilat në periudhën e foshnjërisë nuk janë të lidhura akoma. Një shtypje e madhe në njërën prej tyre mund ta shkatërrojë atë.

Kur të filloni ta lini barkazi foshnjën?

Prindërit dalëngadalë duhet të mësohen ta lënë fëmijën barkazi në shtrat që në kohën kur vjen nga spitali ku ka lindur, thonë mjekët. Në fillim kur e ktheni barkazi fëmijën, mbajeni në krahët tuaj, ndërsa kur ai fillon të forcohet lëreni të qëndrojë vetë në tokë a në shtrat.

Sa kohë mund të qëndrojë barkazi foshnja?

Se sa duhet të qëndrojë foshna barkazi duhet ta përc aktoni vetë varësisht se a i pëlqen fëmijës ajo pozitë ose jo. Kjo kohë mund të jetë nga 10 sekonda deri në 10 minuta. Kur flitet për foshnja shumë të vogla, më së miri është që ato t’i lini disa herë në ditë barkazi, por vetëm nga disa minuta.

Ekspertët pohojnë se kur fëmija forcohet aq shumë sa të kthehet vetë barkazi në gjumë, kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, por ju gjithmonë vendoseni të flejë në shpinë.

Një parandalim tjetër i vdekjes së befasishme është edhe vendosja e fëmijës në një shtrat të fortë për gjumë, pa nënkrerëse dhe lodra. Kurrë mos e ngrohni tepër dhomën ku fle foshnja dhe mos lejoni të pihet cigare pranë tij. /femra.net/