A ekziston ndonjë kohë e duhur që tregon saktë në rast se testi i shtatzënisë rezulton negativ ose pozitiv?
Sipas ekspertëve, po. Periudha e vetme që arrihet kjo saktësi është kur e bëni pas një kohe kur keni bërë seks pa mbrojtje, transmeton Telegrafi.
Testi është më i sakti një javë pasi ju janë vonuar menstruacionet – që njëherazi është edhe simptomë e shtatzënisë. Në këtë fazë – pra një javë pas vonesës së menstruacioneve, testi i shtatzënisë është 99% i saktë.
Mund ta bëni një edhe më herët, ndoshta një apo dy javë pasi keni bërë seks, por nuk do të jetë edhe aq i saktë në atë kohë.