Përmes këtij testi, ju do të kuptoni a janë flokët e juaja të shëndetshme

2017-05-08 në ora 16:02

Ja testi prej 10 sekondash që do të përcaktojë nëse flokët tuaj janë në formë të mirë apo kanë nevojë për më shumë përkujdesje.

Pasi t’i keni larë dhe tharë flokët, merrni një tufëz dhe futeni atë në një gotë të mbushur me ujë.

Nëse flokët pluskojnë në sipërfaqe, atëherë ato janë në gjendje të mirë. Nëse flokët bien në fund, do të thotë se fijet janë më poroze se ç’duhet.

Poroziteti i lartë nënkupton se uji depërton me lehtësi në fijet e flokut, duke shkaktuar elektrizimin e tyre dhe humbjen e shpejtë të ngjyrës./albeu.com/