Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përparesitë e qumeshtit të nënës në krahasim me llojet e tjera të qumështit

Këshilla për shtatzëna 11/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi i nënës është qumështi më i përshtatshëm për beben tuaj.

Qumështi i nënës përmirëson imunitetin e bebes, e mbron atë nga bakteriet dhe viruset.

Përbërja e qumështit të nënës nuk është çdo herë e njejtë. Kulloshtra është e përshtatshme për foshnjën e porsalindur. Qumështi i mëtejshëm i nënës ndryshon çdo dite, deri edhe nga një ushqyerje në tjetrën.

Dhënia e çdo ushqimi tjetër, qoftë edhe shtimi i ujit zvogëlon dobitë që jep qumështi i nënës.

Pra, duhet të jeni të sigurt që qumështi juaj dhe vetëm qumështi juaj është me i miri për foshnjën tuaj!

Kulloshtra

Kulloshtra fillon të krijohet në gji në muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e parë e më të mire për bebën tuaj për arsyet e mëposhtme:

• Përmban më tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.

• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).

• Është gjithashtu efikase për eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun për paraqitje të verdhëzës së foshnjës.

• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.

Kulloshtra është “vaksina” e pare për të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.

Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm për dobitë që ka, por edhe për këtë aspekt të sajin. / Gazeta Shneta /

Artikulli paraprakNëna ia vendosi këtë emër të “çuditshëm” fëmijës, që nuk i pëlqeu familjes
Artikulli i rradhës Shprehitë e nënës ndikojnë në konsumimin e alkoolit tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Shenjat e hershme të shtatzënisë: Si t’i dalloni?

04/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Pse vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë: Kur është normale dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aborti spontan: Shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit

02/06/2026 Jetë

Hapat e parë të bebës tuaj: Kur duhet të fillojë ecja dhe si mund ta ndihmojnë prindërit?

02/06/2026 Jetë

Vitamina D gjatë shtatzënisë mund të përmirësojë zhvillimin njohës të fëmijëve

01/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.