Covid-19 po shihet si një sëmundje që target ka të moshuarit, mirëpo studimet e fundit kanë thënë se edhe të rinjët janë poashtu të rrezikuar nga covid-19.
Studimi i botuar në gazetën American Medical Association thuhet se të rinjët mund të përjetojnë nivele të larta të ndikimit të covid-19 shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Studiuesit zbuluan se të rriturit që kishin kërkuan ndihmë mjekësore ishin të moshës 18-34 vjeçare dhe sipas të dhënave:
20% e tyre kërkuan kujdes intensive;
10% u furnizuan me respiratorë;
Gati 3% ndërruan jetë;
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Duke marrë parasysh që të moshuarit të cilët kanë edhe kushte shëndetësore të tilla si diabet, tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemrës ndihen më të rrezikuar ndaj covid-19, në anën tjetër raporti nga CDC-ja thotë se në të njejtat parametra ndihen të rrezikuar dhe të rinjët./GazetaShneta/