Përse disa fëmijë ndalojnë së foluri papritur, ja ç’thotë mjekja pediatër

2018-05-13 në ora 18:37

Pas moshës 2 vjeç e gjysëm, kur fëmija ka filluar të flasë më rrjedhshëm, papritur shfaqet “mbajtja e gojës”.

Prindër mos u shqetësoni, kini kujdes dhe ruani qetësinë. Vërtet fëmija ka folur mirë deri në këtë moment, por ka folur duke imituar të rriturin. Ai nuk i di të gjitha fjalët që përdor.

Ato, fjalët, i thotë thjesht përmëndësh, ashtu siç i dëgjon nga i rrituri, por shumë pak fjalëve u di kuptimin dhe si lidhen ato me njëra tjetrën. Kur nuk di kuptimin e fjalës është e vështirë ta përdorësh.

Edhe ju kur jeni para eprorëve apo doni të mbroni një tezë tuajën që të tjerët ju dëgjojnë me dyshim apo duke kërkuar të gjejnë se ku do të ngecësh, ju mbahet goja apo bëheni konfuzë. Kjo gjë i ndodh edhe fëmijës tuaj kur ju shqetësoheni, prandaj prindër, ruani qetësinë

Qetësia juaj në këtë fazë është mbështetja dhe ndihma më e mirë që mund ti ofroni fëmijës.

Prindër të zhvilluarit e të folurës, është një proces që vetëm i thjeshtë nuk është./Lira Gjika/