Bebeve mund t’i bien flokët gjatë tërë kohës, kështu që nuk cilësohet diçka e pazakontë.
Çfarë mund të shkaktojë rënien e flokëve të bebit?
Rënia e nivelit të hormoneve pa lindjes mund të jetë shkaktarë për këtë gjendje
Nëse bebi ka një pjesë pa flok, kjo mund të ndodh për faktin se ajo e ka mbështetur kokën nga njëra anë dhe floku ka rënë nga fërkimi. Shumë më i rrallë mund të jetë dhe një problem shëndetësor si “alopecia areata” e cila shkaktohet kur sistemi imunitar i bebit sulmon flokun.
Kur duhet ta çojmë bebin tek doktori për rënien e flokut?
Shumicën e kohës rënia e flokut nuk është diçka që kërkon kujdes mjekësor, por nëse ju keni vënë re simptoma të tjera si letargjia, humbje e oreksit, ethe apo dhimbje, flisni me doktorin tuaj për të përcaktuar një diagnoz nëse ka ndonjë problem serioz.
Si trajtohet rënia e flokut?
Për të shmangur zonat pa flokë në kokën e bebit, mundohuni ta vini të flejë në pozicione të ndryshme por gjithmonë me shpinë për të shmangur SIDS-në . Dhe mos përdorni rripat e kokës pasi ndikon në rënien e flokut./pernenat.al/