Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse marrëdhënia në mes hallës dhe nipit është kaq e veçantë

Këshilla për shtatzëna 04/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekziston një lidhje e veçantë midis prindit dhe fëmijës, por po kaq e veçantë është edhe lidhja mes tezes, hallës dhe nipit.

Marrëdhënia që bashkon një hallë, teze me nipin ose mbesën e saj ka shumë anë pozitive dhe të dobishme për të dyja palët. Kur bëhesh për herë të parë hallë ose teze është ngjarje themelore për një grua që ndryshon jetën në mënyrë të plotë, ashtu si kur bëhet një nënë.

Ardhja e një fëmije në një familje është e veçantë për të gjithë, por për një teze apo hallë është akoma më shumë, sepse mes të dyve ka pothuajse gjithmonë një marrëdhënie simbioze. Një hallë ose teze është ajo që e sheh fëmijën të rritet nga momentet e para dhe e shoqëron gjatë gjithë jetës. Duke pasur shpesh të njëjtën moshë si nëna ose babai i fëmijës, kjo e identifikon menjëherë atë si pikë referimi dhe e konsideron atë si një nënë e dytë.

Gjatë fëmijërisë, tezja dhe halla bëhet pjesë e jetës së përditshme dhe si rezultat, marrëdhënia është e fortë. Ndërsa fëmija rritet, tezja e halla shihet si një “nënë”, e cila ndryshe nga prindi e lë më lirë fëmijën.

Në të vërtetë, shpesh është kjo që bashkon një nip apo mbesë me një hallë ose teze: fëmija sheh në të një figurë referimi, por njëkohësisht një person me të cilin argëtohet.

Tezat/hallat dhe nipërit/mbesat: si ndryshon marrëdhënia gjatë adoleshencës

Me kalimin e kohës midis tyre krijohet një marrëdhënie bashkëpunimi. Halla ose tezja është personi që e do fëmijën si nëna dhe me të mund të flitet për gjithçka.

Me adoleshencën vjen kulmi i kësaj lidhjeje të mrekullueshme, fëmijët kanë shumë besim tek kjo figurë dhe marrin këshilla si nga një mik me më shumë ëprvojë.

Fëmijët marrin nga tezet dhe hallat dashurinë e prindërve, por kanë më tepër hapësirë e liri, pasi prindërit natyrshëm janë pak më autoritarë./pernenat.al/

Artikulli paraprakNëna kundër përdorimit të biberonit, foshnja e saj zgjohet e mbuluar në fluska
Artikulli i rradhës Sot temperaturat pritet të shkojnë mbi 30 gradë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.