Personat mbi moshën 40-vjeçare tashmë mund të kenë të drejtën për të marrë dozën përforcuese nga Covid në Britaninë e Madhe.
Një dozë përforcuese është një dozë shtesë e vaksinës kundër Covid, e cila ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Marrja e tre dozave përforcuese ofron një mbrojtje 93 për qind kundër Covid, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani.
Sipas njoftimit, tani mund të merrni një dozë të tretë nëse jeni në një nga këto kategori:
-Jeni 40 vjeç e lart;
-Jeni 16 vjeç e lart, me një gjendje shëndetësore që ju vë në rrezik për infektim;
-Jeni punëtor shëndetësorë;
Poashtu, edhe grave shtatzëna u kërkohet të marrin dozën përforcuese, pasi edhe ato janë në rrezik të infektimit me Covid./Gazeta Shneta/