Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përzierja e formulës me qumështin e gjirit në të njëjtën shishe, rezultoi me disa përfitime të nevojshme

Jetë 28/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat gjidhënëse shpesh plotësojnë qumështin e gjirit së bashku me dhënien e formulës tek bebet e tyre.

Nëse vendosni të plotësoni formulën, ka disa gjëra që duhet të merrni parasysh përpara se të përzieni formulën me qumështin e gjirit shkruan VeryWellFamily.

Përzierja e të dyjave është e mundur, edhe në të njëjtën shishe, por duhet të keni kujdes që të ndiqni udhëzimet e përzierjes përpara se të kombinoni formulën me qumështin e gjirit.

Në anën tjetër përzierja jo e duhur mund të çojë në një përqendrim të tepërt të lëndëve ushqyese që mund të paraqesin rrezik për fëmijën tuaj përcjell Gazeta Shneta.

Ekzistojnë shumë arsye pse prindërit mund të zgjedhin të përziejnë qumështin e gjirit me formulën. Këto përfshijnë:

Gjumë shtesë

Ushqyerja e qumështit të gjirit të pompuar dhe formula është një mënyrë për të lejuar nënën të marrë një gjumë shtesë.

Në këtë mënyrë, prindi tjetër mund të marrë përgjegjësinë për të ushqyer fëmijën gjatë natës, duke i dhënë nënës një shans për të pushuar.

Furnizimi i ulët i qumështit

Plotësimi me formulë siguron që fëmija juaj të marrë ushqimin që i nevojitet ndërsa nuk është i mjaftueshëm vetëm me qumështin e gjirit.

Kthimi në punë

Shumë nëna zgjedhin një kombinim të ushqyerjes me qumështin e gjirit dhe formulimin e ushqimit për lehtësi kur kthehen në punë.

Konsideratat e sigurisë

Formula ushqyese e bebës është përherë e përgaditur me një sasi specifike të kalorive dhe lëndëve ushqyesve në një vëllim specifik të lëngjeve.

Sidoqoftë, nëse shtoni formulën pluhur ose formulën e lëngshme të përqendruar direkt në qumështin e gjirit tuaj përpara se ta holloni me ujë, ai ndryshon ekuilibrin e ushqyesve dhe ujit si në qumështin e gjirit ashtu edhe në formulën e bebës.

Veshkat e të porsalindurve dhe bebeve kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të përpunuar të gjitha lëndët ushqyese, veçanërisht proteinat dhe kripërat.

Kur ushqyerja është shumë e përqendruar, mund të jetë e rrezikshme për organizmin e bebit.

Prandaj, kur përgatitni formulën e fëmijës tuaj, duhet të përdorni gjithmonë sasinë e saktë të ujit dhe të ndiqni të gjitha udhëzimet që ju janë dhënë për përzierje. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPas lindjes së bebit, këto ndryshime fiziologjike normale janë prezente tek nënat
Artikulli i rradhës Injeksionet epidurale mund të japin efekte të zakonshme anësore te nënat pas procesit të lindjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.