5 Hapat për shtatzëni të sukseshme
Gratë zakonisht janë të stërngarkuara me informacione kur janë gati për kohën e shtatzënisë. Ne kemi sjellur 5 hapat më të rëndësishëm të cilat janë rekomanduar nga ekspertët shëndetsor.
Planifikoni paraprakisht
”Jini të shëndetshëm qysh para se të mbeteni shtatzënë” këshillon Siobhan Dolan, këshilltar mjeksor dhe profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë nga Kolegji i Mjeksisë Albert Ajnshtajn. Nëse tashmë jeni shtatzënë, bëjini gjërat sa më parë të jetë e mundur. Merrni dozën ditore të vitaminave me minimum 400 mikrogramë të acidit folik dhe vitaminës B, pasiqë kjo parandalon defekte në tubin neural, siç është spina bifida. Ndaloni duhanin, alkoolin apo përdorimin e drogave rekreacionale, transmeton Gazeta Shneta.
Rrethojuni me njerëz që ju mbështesin
Mbështetja praktike dhe emocionale mund të jetë kruciale që të ju ndihmojë të qëndroni të shëndetsme dhe të largoni nervozën prenatale dhe depresionin. Ky rreth mund të përfshijë partnerin, antarët e familjes, shokët dhe kolegët e punës apo doktorin tuaj.
Hani si duhet
Shtatzënia është koha kur duhet të shikoni çdo kalori të mundshme. Ushqimet e pasura me ushqyes esencial siç janë proteinat, folatet dhe hekuri do ta forcojnë trupin tuaj dhe të bebes tuaj. Gjithashtu edhe ushqimet të larta në fibra mund të parandalojnë kapsllëkun. Pra, pini shumë ujë pasiqë ju duhet që ta rrisni volumin e gjakut. Ikjuni ushqimeve që janë të rrezikshme gjatë shtatzënisë, duke përfshirë mishrat e pa zier mirë, vezët e pa ziera mirë dhe ushqimin e freskët të detit. Gjithashtu limitoni përdorimin e kofeinës deri në 200 miligram për ditë.
Lëvizni sa më shumë
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetrikëve dhe Gjinekologëve, gratë shtatzëna duhet të ushtrojnë minimum 30 minuta në ditë, gjashtë ore shtatë ditë në javë, përveç nëse kanë arsye mjeksore që mos ta bëjnë atë. Zgjatjet e rregullta të muskujve dhe ushtrimet mund të largojnë dhimbjet e shpinës, kapsllëkun dhe të njehurit keq në mëngjes. Kjo pasiqë, të pasurit e një zemre dhe mushkërive të shëndosha do ju ndihmojë që të tejkaloni maratonën që po ju vie: lindjën.
Qëndroni të sigurtë
”Lëndimet janë arsya kryesore e vdekjes së bebes gjatë shtatzënisë’ tregon Andrea Gielen, drejtoreshë e Qendrës për Kërkime të Lëndimeve pranë spitalit Johns Hopkins Bloomberg. Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollën e Sëmundjeve, lëndimet nga mjetet motorike janë shkaku kryesor i vdekjeve në shtatzëni për gratë. Në rast aksidenti, ato që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit janë tre herë më shumë të rrezikuara të humbin fëmijën e tyre se sa ato që janë të lidhura si duhet. /Gazeta Shneta/