Pesë pёrdorime tё llakut të flokëve qё nuk i ke ditur

2017-02-07 në ora 23:24

Llak: tri shkronja, njё fjalё, njёmijё kuptime dhe pёrdorime. Mund tё themi qё ёshtё njё nga gjёrat mё tё vlefshme qё ka shpikur njeriu. Njё nga produktet qё nuk mungon asnjёherё nё shtёpi, sidomos nё kuletёn e bukurisё.

E pёlqen dhe e preferon, por çfarё do tё ndodhё tani qё do tё mёsosh edhe pёrdorimet e saj tё tjera qё do tё tё hyjnё nё rutinёn e pёrditshme?

Fillojmё:

Flokё tё elektrizuara: ёshtё gjёja mё e keqe qё mund t’iu ndodhё flokёve. Ndaj nёse dёshiron ta ndryshosh kёtё moment tё keq tё flokёve veprimi qё duhet tё bёsh ёshtё shumё i thjeshtё: para se t’i krehёsh flokёt hidh nё krёher llak dhe mё pas vazhdo procedurёn.

Pёr getat: Ёshtё njё nga gjёrat mё tё kёqija qё mund t’i ndodhe njё femre. Por llaku ёshtё sёrish pranё teje pёr tё tё shpetuar. Bёji getat me llak para se t’i veshёsh nuk ka pёr tё ikur asnjё pont.

Njollat e bojёs: sa herё tё ka rastisur tё bёhesh pis me bojёn e njё stilolapsi? Boja ёshtё njё nga njollat mё tё kёqija, pas buzёkuqit. Por nёse e bёn me llak dhe e lё pёr 10 minuta dhe mё pas e fshin me njё copё tё pastёr atёherё njolla do tё largohet menjёherё.

Vetullat nё vend: Nёse fijet e vetullave janё tё pabindura atёherё sigurisht qё zgjidhja ёshtё sёrish llaku. E vetmja gjё qё duhet tё bёsh ёshtё tё hedhёsh pak llak nё furçёn e vetullave dhe me tё tё krehёsh vetullёn me drejtim pёr lart, si zakonisht.

Mban kёmbёn nё vend: Po tё shpjegojmё menjёherё pёr çfarё bёhet fjalё. Kur ble kёpucё tё reja dhe tё shket kёmba nё rastet kur janё pak mё tё mёdha atёherё hidh llak nё pjesёn e pasme pёr tё qёndruar kёmba nё njё vend. /Telegrafi/