Rastet pozitive me coronavirus në nivel vendi kanë rënë dukshëm gjatë kohëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste pozitive me COVID-19 nga 223 mostra të testuara në Institutin Kombetar të Shëndetësisë Publike.
Nga të dhënat e fundit Ministria e Shëndetësisë njofton se 14 qytetarë janë shëruar ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me coronavirus.
Aktualisht në nivel vendi janë 66 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bënë të ditur se gjatë kësaj kohe janë dhënë vetëm dy doza të vaksinave anti-COVID.
Sipas hulumtimeve shëndetësore të bëra deri më tani vaksinimi mbetet e vetmja alternativë për të parandaluar vdekshmërin nga coronavirusi.
Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. Mbi 823 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa mbi 102 mijë me dozën e tretë dhe dozë përforcuese.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar m,ë 29 mars 2021./Gazeta Shneta/