Si shumë prindër, ju mund të pyesni veten nëse fëmija juaj po rritet normalisht. Në kontrollet rutinore, një mjek do të shikojë lartësinë, peshën dhe moshën e fëmijës tuaj për të parë nëse fëmija juaj po rritet siç duhet.
Organizata Botërore e Shëndetit ka krijuar standarde për rritjen e bebve dhe fëmijëve shkruan VeryWellFamily.
Pesha mesatare e një të porsalinduri është rreth 3.2 deri 3.4 kg. Shumica e të porsalindurve me kushte të plota peshojnë diku nga 2.6 deri në 3.8 kg përcjell Gazeta Shneta.
Shumë gjëra mund të ndikojnë në peshën e lindjes tek një i porsalindur. Këtu përfshihen:
–Sa javë zgjat një shtatëzani: Foshnjat e lindura para kohe janë zakonisht më të vogla, dhe foshnjat e lindura gjatë datës së caktuar të tyre mund të jenë më të mëdha.
–Pirja e duhanit: Nënat që pinë duhan kanë tendencë të kenë fëmijë më të vegjël.
–Diabeti gestacional: Diabeti gjatë shtatëzanisë mund të çojë në një fëmijë më të madh se një mesatare.
–Statusi ushqyes: Ushqimi i dobët gjatë shtatëzanisë mund të çojë në një fëmijë më të vogël, ndërsa shtimi i tepërt i peshës mund të çojë në një fëmijë më të madh.
–Historia familjare: Disa bebe lindin më të vogla ose më të mëdha, dhe kjo thjesht mund të varet dhe nga ndonjë gjendje e pranishme në familje.
–Gjinia: Mesatarisht, vajzat e reja të porsalindura peshojnë pak më pak se djemtë.
–Gjatësia e bebes (lartësia) në vitin e parë
Në përgjithësi, gjatë gjashtë muajve të parë, një bebe rritet rreth një inç në muaj.
Gjatësia mesatare e një bebe e gjinisë mashkullore në gjashtë muajorin e parë është afërsisht 67.6 cm dhe një bebe e gjinisë femëore është rreth 65,7 cm.
Faktorët që përcaktojnë lartësinë janë:
–Gjenetika: Lartësia e nënës, babait dhe anëtarëve të tjerë të familjes kanë ndikimin më të rëndësishëm se sa i gjatë do të jetë fëmija.
–Gjinia: Djemtë kanë tendencë të jenë më të gjatë se vajzat.
–Ushqyerja: Ushqimi i mirë si për nënën gjatë shtatëzanisë ashtu edhe për fëmijën pas lindjes mund të sigurojë që trupi i bebës po merr vitaminat, mineralet dhe proteinat e duhura për kocka të shëndetshme dhe rritje optimale.
–Modeli i gjumit: Studimet tregojnë se bebet rriten në gjatësi pas gjumit dhe periudha të gjata të gjumit.
–Aktiviteti fizik: Lëvizja e trupit dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe kockave të forta. /Gazeta Shneta /