Edhe pse nuk ka një kufizim të saktë se deri në çfarë peshe kanë të drejtë të ngrehin shtatzënat, parashihet që ato të bëjnë kujdes të shtuar.
Gratë shtatzëna duhet ta kenë parasysh që të kufizojnë aktivitetet e rënda fizike të cilat kërkojnë edhe ngritje të rënda te peshave, transmeton GazetaShneta.
Sipas studimeve të bëra deri tani, pesha maksimale që mund t’u lejohet grave me barrë është 11 deri në 13 kilogram, përcjellë “TheSun”.
Ndryshimet në nivelin hormonal në organizimin e shtatzënave prodhon hormonin Relaxin i cili luan rol në ngritjen e peshave të rënda, por që mbron trupin nga rrezikshmëria.
Por në përgjithësi, nënat që janë marrë me aktivitete fizike para se të mbesin shtatzënë, mund t’I vazhdojnë ato aktivitete edhe gjatë rritjes së fetusit.
Por sygjerohet shumë që të bëni kujdes dhe të ngrisni peshat me vëmendje. Bëni kujdes për tërheqje të muskujve si dhe lëndime të tjera./GazetaShneta/