Sipas një studimi amerikan, konsumimi i pijeve me sheqer mund t’i predispozojë foshnjat ndaj astmave gjatë jetës së tyre.
Ekspertët amerikanë morën një mostër prej 1068 nënash me fëmijë. Fëmijët u analizuan kur u bënë 7 vjeç dhe në atë pikë ekspertët regjistruan të gjitha diagnozat e astmës.
Rezultatet ishin të habitshme. Sondazhet kanë treguar se fëmijët e grave shtatzëna që kishin konsumuar mesatarisht dy pije me sheqer në ditë gjatë shtatëzanisë, kishin rrezikun e astmës me 63% më të lartë se nënat që nuk kishin konsumuar.
Gjithashtu hulumtimi ka treguar se fëmijët që kishin konsumuar shumë sheqer në 3 vitet e para të jetës kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të astmës me 64% më shumë se fëmijët e tjerë.
Përfundime
Nëse konsumohet shumë pije me sheqer si nga nëna ose nga fëmija, ekzistenca e një lidhje ndërmjet konsumit të pijeve me sheqer dhe astmës është e sigurt. Gjithashtu përdorimi i sheqerit në shtatzani ndikon edhe në peshën e fëmijës./pernenat.al