Gjatë shtatzënisë, placenta është një nga temat më të diskutuara dhe për një arsye të mirë: ajo është një organ i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës dhe shëndetin tuaj.
Placenta është një organ që bashkohet me murin e brendshëm të mitrës gjatë shtatzënisë dhe lidh fëmijën me nënën përmes kordoni i kërthizës. Ajo siguron furnizimin me lëndë ushqyese, oksigjen dhe gjak për fetusin, duke mundësuar zhvillimin e tij normal. Po ashtu, placenta ndihmon në largimin e mbeturinave të gjakut të fetusit, shkruan burimi Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.
Placenta prodhon hormone të rëndësishme për shtatzëninë, përfshirë gonadotropina korionike humane (hCG), progesteronin dhe estrogjenin. Zakonisht, placenta ngjitet në pjesën e sipërme të mitrës, larg nga qafa e saj.
Megjithatë, nëse ajo mbulon pjesën e qafës së mitrës, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme.
Një nga këto është placenta previa, ku placenta mbulon plotësisht ose pjesërisht qafën e mitrës, e cila mund të shkaktojë hemorragji dhe vështirësi në lindje.
Një tjetër komplikim është abstruksioni i placentës, që ndodh kur placenta ndahet nga muri i mitrës para lindjes. Ky është një problem serioz pasi mund të çojë në zvogëlimin e furnizimit me oksigjen dhe ushqyes për fetusin. Shenjat përfshijnë gjakderdhje vaginale dhe dhimbje barku.
Akreta e placentës, një tjetër ndërlikim i rëndë, ndodh kur placenta mbetet e bashkangjitur pas lindjes dhe mund të shkaktojë hemorragji të rrezikshme.
Përfundimisht, është e rëndësishme që të monitoroni me kujdes shëndetin tuaj gjatë shtatzënisë dhe të konsultoheni me mjekun tuaj për çdo shqetësim ose simptomë të pazakontë.
Disa komplikime të placentës mund të jenë serioze, por me trajtimin e duhur dhe mbikëqyrjen e rregullt mjekësore, mund të minimizoni rreziqet për ju dhe foshnjën tuaj. Kujdesi i duhur dhe reagimi në kohë janë kyçe për një shtatzëni të shëndetshme. /Gazeta Shneta/


