Placenta Previa është një gjendje shëndetësore ku placenta gjatë shtatzënisë qëndron poshtë mitrës dhe pjesërisht apo tërësisht, arrin ta mbulojë qafën e mitrës.
Placenta madje mund të ndahet nga muri i mitrës, pasi qafa e mitrës fillon të zgjerohet gjatë lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo gjendje shëndetësore prek një në 200 gra shtatzëna në tremuajshin e tretë të shtatzënisë së tyre.
Placenta Previa është më e zakonshme në këto gra:
* Ato që janë shtatzënë dhe kanë pasur më shumë se një fëmijë
* Gratë me lindje cezariane
* Operacionet në mitër tek gjatë shtatzënisë
* Gratë që kanë binjakë ose trinjakë
Cilat janë simptomat e Placentës Previa?
Shenjat dhe simptomat e placentës previa ndryshojnë, por simptoma më e zakonshme është gjakderdhja pa dhimbje gjatë tremujorit të tretë.
Si trajtohet një gjendje shëndetësore e tillë?
Sapo të diagnostifikohet, placenta previa zakonisht kërkon që nëna të pushojë dhe ta frekuentojë shpesh mjekun. Pavarësisht nga mosha gestacionale, gratë shtazëna mund të vaksinohen me steroide për t’i ndihmuar bebes në zhvillimin e mushkërive. Nëse nëna përjeton gjakderdhje të pakontrollueshme, gruaja shtatzënë do të bëjë lindje emergjente cezariane, pa marrë parasysh muajt e shtatzënisë.
Shumica e mjekëve rekomandojnë gratë që janë duke përjetuar gjendje shëndetësorë të tillë të:
* Shmangin marrëdhëniet seksuale
* Kufizojnë udhëtimin
* Shmangin ushtrimet pelvike
Ndonëse, ajo çfarë e shkakton Placenta Previan ende nuk është bërë e ditur, shkencëtarët mjekësor janë në kërkim e sipër të zgjidhjes së këtij problemi./Gazeta Shneta/