Pluhuri është i pa evitueshëm në shtëpijat tona dhe vazhdimisht jemi në luftë me të. Një studim tjetër, na bën neve që ta urrejmë ende më shumë pluhurin dhe ta shtojmë armiqësinë me të.
Njerëzit duhet t’i mbajnë shtëpitë e tyre të pastra në qoftë se duan të shmangin shtimin në peshë, sugjeron kërkimi i ri.
Një studim pioner në SHBA zbuloi se pluhuri i shtëpisë është i aftë të mbajë kimikate që ndryshojnë hormone, duke i aftësuar qelizat për t’i grumbulluar yndyrërat më shpejtë në trup, transmeton Gazeta Shneta.
Eksperimentet gjetën se edhe sasitë e vogla të pluhurit, të cilat mund të thithen, të preken apo të depërtojnë përmes lëkurës, ishin të mjaftueshme për të provokuar efektin.
Mbi të gjitha, eksperimentet e reja nga Duke University në Karolinën e Veriut treguan për herë të parë që pluhuri shtëpiak, i mbushur me kimikate të EDC, mund të shkaktojë që qelizat të grumbullohen më shumë yndyrë.
Dr Christopher Kassotis, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha: “Ne u befasuam kur pamë se sa të ulëta ishin përqendrimet që filluan efektin e shëndoshjes.”
Përkundër njohjes në rritje të rreziqeve të kimikateve EDC, ato mbeten të kudogjendura në shumicën e shtëpive.
Gjetjet janë botuar në gazetën”Environmental Science and Technology”./Gazeta Shneta/