Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të infektimit me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Fatmirësisht, brenda kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 45 qytetarë janë shëruar nga Covid, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 481.
Së fundmi, në 24 orët e fundit janë dhënë 5,287 doza të vaksinës, kurse 691,004 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/