Në fazën kur fëmija është i posalindur, baballarët zakonisht arsyetohen se nuk mund të ndihmojnë asgjë në lidhje me kujdesin.
Por kjo nuk qëndron! Baballarë bëhuni gati t’i mësoni disa gjëra që mund t’i ndihmoni nënat edhe në fazën e të posalindurit, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
1 – Pasi foshnja të ushqehet, babai mund ta ndihmojë të gromësijë dhe ta vendos në shtrat
2 – Babai mund t’ia ndërroj pelenën të posalindurit
3 – Gjatë natës kur foshnja qan dhe kërkon të ushqehet, babai mund të zgjohet dhe t’ia sjellë nënës për ta ushqyer me gji. Dhe më pastaj ta vendos sërish në gjumë.
4 – Nëse foshnja juaj është duke u ushqyer me shishe, babai mund ta përgatisë atë për nevojat e natës.
5 – Nëse keni fëmijë të tjerë, atëherë dërgoni jashtë shtëpisë që nëna të ketë mundësi të flejë kur flenë edhe foshnja.
6 – Ofroni një masazh nënës që t’i relaksohen muskujt.
7 – Baba, përgatite ushqimin për familjen, shtroje tryezën dhe më pastaj pastroni enët.
9 – Ndihmoni në përgatitjen e çantës së bebes.
10 – Kujdesuni për kohën e banjës.
11 – Ju mund ta vishni fëmijën.
12 – Ndihmoni në pastrimin e shtëpisë.
Nuk janë edhe aq të vështira apo jo?! /Gazeta Shneta/