Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Naim Bardiqi ka folur në lidhje me mesazhin e tij “Po e zgjedhim presidentin ‘karate’”.
Bardiqi ka thënë se mesazhi i tij është nxjerr nga konteksti, pasi ka përdorur zhargon në një bisedë private, transmeton Gazeta Shneta.
“Kam qenë i ftuar në një ditëlindje dhe i kam shkruar mikut se nuk po mundem me ardh sepse po zgjatet seanca. Ai më ka kërkuar ta zgjedhim presidentin dhe unë e kam përdorur këtë zhargon”, ka deklaruar Bardiqi në Debat Plus në Dukagjini.
Ai ka thënë se nuk ka të bëj me ndonjë qëllim të Vetëvendosjes për ta çuar çështjen e zgjedhjes së presidentit në Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë se mbrëmë Kuvendi i Kosovës mbajti seancë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në këtë seancë morën pjesë vetëm deputetët e shumicës. Në këtë seancë u mbajt rundi i parë i votimit ku u votuan dy kandidate të propozuara nga LVV, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Seanca pritet të vazhdohet sot. /Gazeta Shneta/


