Sipas kërkimeve më të reja është nxjerrë rezultati se një gotë me lëng domateje të pakripur në ditë është një mënyrë e thjeshtë për të ulur tensionin e gjakut dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Në një raport të ri të kryer nga Science Food & Nutrition, hulumtuesit japonezë kanë eksperimentuar me disa pjesëmarrës të cilët kanë pirë një mesatare prej rreth një gote lëng domate të pakripur çdo ditë dhe që pas një viti kanë pësuar ulje të shtypjes së gjakut, transmeton GazetaShneta.
Ky grup i përzgjedhur i pjesëmarrësve gjithashtu reduktoi kolesterolin LDL (kolesteroli i keq) – lloji që zakonisht lidhet me sëmundjen e zemrës dhe formimin e pllakave në arterie, shkruan “Science Food and Nutrition”.
Pjesëmarrësit u lejuan të pijnë sa më shumë lëng domate të pakripur sa ata dëshironin përgjatë një viti të plotë. Në përfundim të studimit, hulumtuesit zbuluan se 94 prej pjesëmarrësve, ata të cilët nuk kishin patur pre-hipertension ose hipertension në fillim të studimit, panë një rënie të shtypjes së gjakut.
Çka rekomandohet?
Nëse dëshironi të pini disa gota lëng domate me shpresë se kjo do të iu ndihmojë me shëndetin e zemrës suaj, nuk ka asnjë arsye që të mos e bëni. Vetëm sigurohuni që të merrni llojin e pakripur dhe kërkoni mënyra të tjera për të përmirësuar shëndetin tuaj të zemrës, duke përfshirë një dietë të ekuilibruar dhe një ushtrime të rregullta.
Gjithashtu, mund të konsideroni edhe një përbërës tjetër natyral për: vaji i ullirit.
“Unë do të rekomandoj fuqimisht nëse ju bashkë me lëngun e pakripur të domateve shtoni një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër; ky kombinim ka treguar gjithashtu se ushqimet e pasura me phytonutrient – element që gjendet tek vaji i ullitit – kanë veti absorbuese”, ka thënë Stella Metsovas, një nutriemte klinike në SHBA.