Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra, është dënuar më parë nga Policia e Kosovës për mos-mbajtjes së maskës gjatë vozitjes së tij.
Ndonëse ishte i vetëm në veturë, policia i shqyrtoi gjobën këtij të fundit si pjesë të masave mbrojtëse anti covid të hartuara më parë shkruan GazetaShneta.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi nga Kodra, i cili dorëzoi ankesë kundër kësaj gjobe.
Për këtë, Komisioni brenda Policisë së Kosovës ka aprovuar se Kodra ishte me të drejtë dhe se nuk rrezikonte jetën e askujt, pasiqë ishte i vetëm në veturë.
“Ashtu siç e kam cekur edhe në postimin e më hershëm … Nuk mund të ketë kundërvajtje nëse nuk rrezikohet objekti i mbrojtur juridik, në këtë rast njeriu”, ka thënë ai./GazetaShneta/