Njerëzit kanë qenë duke u përpjekur ta kuptojnë këtë për shekuj me radhë, “por nuk ka vërtet pozita të dashurisë që mund të ndikojnë në gjininë e foshnjës”, thotë Jeffrey Steinberg, MD, drejtor i programit të përzgjedhjes gjinore në institutet e fertilitetit të Los Anxhelos.
Përderisa nga folklori shpesh dëgjojmë se: Bëni dashuri në këmbë ose kur është hëna një çerek nëse dëshironi një djalë, por rrini në pozicionin misionar dhe bëni dashuri gjatë një hëne të plotë për një vajzë.
Gjithashtu mund të shikoni një tabelë 700-vjeçare të konceptimit kinez që tregon për gratë se cilat datat do të rezultojnë me konceptime në djem apo vajza, bazuar në moshën e nënës dhe në muajin e konceptimit.
Sidoqoftë, përzgjedhja gjinore është një biznes i madh. Ju mund të keni vërejtur kuti për përzgjedhjen e seksit të tregtuar nëpërmjet internetit që garantojnë rezultate me vitamina, transmeton Gazeta Shneta.
Asnjë prej tyre nuk është sanksionuar nga shkenca. Libri më i njohur është nga pionieri invitro-fekondues Landrum Shettles, MD, i cili së pari publikoi një raport në vitet 1960 mbi karakteristikat dalluese të spermës së X- (vajzave) dhe Y- (djalë-prodhuese), duke hartuar një sërë teknikash joinvazive të planifikimit familjar të teknologjisë së ulët.
“Nuk është me të vërtetë shumë që mund të bëni në shtëpi për të zgjedhur gjininë e fëmijës tuaj”, përmbledh Dr Steinberg.
Nëse jeni vërtet të vendosur të keni një vajzë, jashtë dhomës së gjumit ekzistojnë dy procedura mjekësore të teknologjisë së lartë që përfshijnë përzgjedhjen e spermës ose embrionit që mbajnë më shumë premtime, por etika e tyre debatohet në të gjitha frontet./Gazeta Shneta/