Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë krejtësisht në rregull, por duhet pasur kujdes me pozitat që merrni.
Ekzistojnë disa pozicione seksuale që nuk preferohet t’i praktikoni, ngase mund t’iu shtyejnë drejtë abortit, transmeton Gazeta Shneta.
Portali Parents ka kategorizuar pozicionet seksuale që rekomandohet t’i merrni dhe ato që mund të shkaktojnë ndonjë abort.
Pozicionet seksuale gjatë tremujorit të parë
Pozicionet që duhet provuar: “Secila prej tyre mund të provohet gjatë tremujorit të parë.”, thotë Dr. Streicher obstetër-gjinekolog. Jeni të lira të luani me lodra seksi, të bëni akrobaci dhe të eksploroni të gjitha pozitat e tjera.
Pozicionet që duhet shmangur: Nuk ka!
Pozicionet seksuale gjatë tremujorit të dytë
Pozicionet që duhet provuar:
Ulur në karrige me mashkullin, me fytyrë përpara tij.
Në duar dhe gjunjë – ky version i “doggie style” lehtëson penetrimin e thellë.
“Luga mbrapsht” – Shtrihuni në anët tuaja, duke u përballur me njëri tjetrin.
Pozicionet që duhet t’i shmangni: Pasi që të jeni në javën e 20-të, pozicionet që iu shtyejnë të shtriheni në shpinën tuaj duhet t’i shmangni gjithnjë.
Pozicionet seksuale gjatë tremujorit të tretë
Pozicionet që duhet provuar:
Seks anësor, i cili nuk përfshin peshimin në bark.
Gruaja sipër, kur ju keni kontrollin
Hyrja e pasme – kur jeni duke u gjunjëzuar në shtrat, karrige os divan, ulur në prehrin e partnerit tuaj ose duke qëndruar në këmbë.
Ulur buzë një shtrati ose karrigeje me partnerin përballë juve.
Pozicionet që duhet shmangur:
Pozicionet që ofrojnë penetrim të thellë në përgjithësi, sipas Parents.com