Pozicioni i gjumit që nevojitet, për mbështetje të barkut në rritje tek nëna shtatzënë

2020-10-28 në ora 19:41

Ndryshimet hormonale janë një nga arsyjet më të mëdha për lodhjen dhe çështjet e gjumit gjatë shtatzënisë.

Këto ndryshime mund të kenë një efekt frenues mbi muskujt, të cilët mund të rezultojë në gërhatje, dhe në gratë me peshë rrit rrezikun e shfaqjes së apnesë së gjumit shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Disa nga çështjet e zakonshme të gjumit që ndodhin ose përkeqësohen gjatë shtatzënisë janë:

– Pagjumësia;

– Sindroma e këmbëve të shqetësuara (RLS);

– Apnea e gjumit

– Refluksi gastroesophageal i natës (GERD gjatë natës) / urth;

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Si mund ta shmangni ose trajtoni pagjumësinë gjatë shtatëznisë?

– Planifikoni dhe jepni përparësi kohës së gjumit.

– Mundohuni të ushtroni rreth 30 minuta çdo ditë, vetëm nëse ky aktivitet është i lejuar nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor.

– Flini në anën tuaj të majtë për të përmirësuar rrjedhën e gjakut dhe ushqyesve në fetusin tuaj poashtu dhe në veshkat si dhe shmangni shtrirjen në shpinë për periudha të gjata kohore.

– Përdorni një jastëk shtatzënie për t’ju mbështetur në një pozicion të rehatshëm.

– Pini shumë lëngje gjatë ditës, veçanërisht ujë dhe ulni sasinë që pini 2 orë para gjumit.

– Ndaloni së ngrëni ushqime pikante, acide ose të skuqura dhe hani vakte të shpeshta më të vogla gjatë gjithë ditës. /Gazeta Shneta/