Pranvera, stina e alergjive

2017-03-21 në ora 19:21

Pranvera është koha më e përshtatshme për shkaktimin e alergjive dhe shpërndarjen e baktereve.

Shumica e njerëzve në këtë kohë fillojnë të teshtijnë, të kenë kruarje të hundës, ethe dhe skuqje të syve. Kjo shkaktohet nga shpërndarja e polenit dhe lirimi i histaminës. Histamina shkakton kruarje të hundës dhe teshtitje.

Zakonisht alergjitë pranverore fillojnë në fillim të shkurtit dhe zgjasin deri në verë. Nuk ka ndonjë shërim të njohur deri tash, por ju mund t’i parandaloni dhe t’i zvogëloni simptomat, duke u kujdesur për vetën.

Filloni t’i merrni medikamentet e juaja të paktën një javë para kohës, kjo mund t’ju ndihmojë në parandalimin e alergjive.

Qëndroni më shpesh në shtëpi dhe mbyllini dritaret. Gjatë kësaj stine kujdesuni më shumë për kondicionimin e ajrit dhe mos u ekspozoni shumë në natyrë.

Mos-pirja e duhanit gjithashtu ndihmon në tejkalimin e alergjive, pasi që duhani vetëm e përkeqëson gjendjen në këtë kohë.