Prindër, ja si shohin bebet tuaja (Video)

2017-03-25 në ora 15:54

Nga dita e parë, bota juaj merr pamje tjetër, edhe pse ju e dini që jeni personi i vetëm që beba juaj ju njeh mirë, transmeton Gazeta Shneta.

Në fillim, bebet nuk mund të shohin shumë larg, dhe bota e jashtme për ta është krejt e turbullt.

Në javët e para, ata shohin në largësi sa një hap i yni, përafërsisht sa distanca e fytyrës së nënës apo babait kur luan me një foshnje.

Muajt e parë, ata nuk dallojnë objekte, nuk shohin detaje, dhe mund t’i shohin vetëm skajet e gjërave nga pak.

Kur ju i shikoni në sy, krejt çka mund të dallojnë tek ju janë sytë, pra shumë pak dhe lehtë ua vërejnë vetëm sytë.

Për t’ia përmirësuar shikimin sa më herët, tregojini shpesh fotografi. Çfarëdo të jenë ato. Por, provoni t’i ikni telefonave sepse ua dëmton sytë. Provoni edhe me lodra! Merrni lodra të buta që kanë fytyra dhe lozni me ta.

Në muajt 4-6 objektet përreth tyre do të bëhen më intigruese. Tani ato do t’iu duken atraktive.

Kështu, me kohë fëmija juaj do të filloj t’i njeh të gjith përreth, madje edhe objektet e gjërat tjera do t’i dalloj. /Gazeta Shneta/