A është e pranueshme që në Francë të pagëzohet një djalë me emrin Xhihad, pasi që ky vend ka vuajtur më së shumti në Evropë nga sulmet terroriste në vitet e fundit?
Kryeprokurori i Francës tash ka për tu përballur me këtë pyetje, pasi një çift ka zgjedhur që djalit të vetë s’i vë emrin Xhihad në Toulouse të Francës, shkruan BBC.
Përndryshe gjyqtarit francez për çështje familjare do t’i duhet që të vendosë për rastin.
“Xhihad” në gjuhën arabe do të thotë “përpjekje” apo “luftë”, por jo veçanërisht “luftë e shenjtë”.
Djali që prindërit kanë vendosur t’i lënë emrin Xhihad ka lindur në gusht të këtij viti, por telashet kanë dalë kur ata kanë shkuar për ta regjistruar atë.
Përndryshe më parë në Francë ka qenë e lejuar që fëmijët të pagëzohen me emrin Xhihad.