Callum dhe Clare-Marie Macaulay e kthyen dhomën e tyre të ngrënies në një restorant pasi djemtë e tyre nuk e kuptuan mirë pse nuk mund të dilnin për një vakt gjatë mbylljes së tyre në kohë të koronavirusit.
Përpjekja për t’u shpjeguar fëmijëve tuaj pse nuk u lejohen të dalin nga shtëpia gjatë bllokimit mund të jetë sfiduese – veçanërisht kur ata janë të vegjël shkruan Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Prindërit, Callum dhe Clare-Marie Macaulay ishin në këtë situatë kur djemtë e tyre kërkuan të shkonin në një restorant, dhe ata duhej të përpiqeshin të tregoni dhe të shpjegonin me aq sa mundën.
Dhe në fund ata nuk hoqën dorë nga restorantit sepse kishin idenë gjeniale për të sjellë restorantin te djemtë e tyre.
Çifti shndërruan kuzhinën si dhe dhomën e ngrënies në një restorant, ku nëna Clare-Marie ishte kamariere dhe ndërsa babai Callum si kuzhinier.
Fëmijët ishin të lumtur, dhe pasi ata kaluan nëpër menya ushqyse të preferuara në fund nëna Clare-Marie ja u sjell dhe fakturen në imitim të rolit.
Kjo histori mori shumë lëvdata për idenë dhe improvizimin për ta larguar ca monotoni e fëmijëve nga pandemia Covid-19. /Gazeta Shneta/