Prindërit rrezikojnë të pamurit e fëmijëve qysh në moshën e fëmijërisë, duke i lënë ata të luajnë me tablet.
Një e pesta pranon të blejnë fëmijëve të tyre një pajisje për t’i mbajtur ata të zënë, në mënyrë që të mund të flenë më vonë, transmeton Gazeta Shneta.
Dhe 15 përqind e të rinjve fillojnë të përdorin smartfonë dhe tablet mes moshave një dhe dy vjet.
Zëdhënësja e ‘Zinxhirit Optik’ Noelle Hamilton tha: “Disa probleme të syve mund të lidhen me përdorimin e ekraneve dixhitale.”
“Shkalla e mbylljes dhe hapjes të syve, zakonisht 15-20 herë në minutë, mund të zvogëlohet përgjysmë kur përqendroheni maksimalisht në një ekran. Kjo mund të shkaktojë tharje të lotëve dhe shikim të paqartë. “, theksoi ajo.
Sondazhi tregoi se fëmijët mbi dhe nën moshën 10 vjeç shpenzuan 63 orë – të barabartë me 2 ditë të plota dhe ½ e ditës – në tablet apo smartfonë gjatë pushimeve verore, shifër mjaft shqetësuese për prindërit./Gazeta Shneta/